Kreu i AKR-se, Behgjet Pacolli ka postuar një status në facebook ku ka thënë se në gjendjen e rëndë sociale me të cilën ballafaqohen sot qytetarët e Kosovës, si parti politike, AKR është e fokusuar vetëm për një gjë, që t’iu ofrojë qytetarëve një jetë më të mirë, shkruan arbresh.info.
Statusi i plotë:
Të dashur miq,
Në gjendjen e rëndë sociale me të cilën ballafaqohen sot qytetarët e Kosovës, si parti politike, AKR është e fokusuar vetëm për një gjë: për tu ofruar qytetarëve një jetë më të mirë. Është obligim i imi që krejt energjinë time ta orientoj në krijimin e kushteve dhe ofrimin e vendeve të punës për gjithë qytetarët e Kosovës. Ne jemi duke punuar qdo ditë që qytetarëve tu ofrojmë ndrydhimin. Dhe unë jam i bindur se ndryshimi po vjen.
Akr në timonin e qeverisë do të mundëson rritje ekonomike mbi 8%
që do të thot,krijimin e mijëra vendeve pune,cdo vit, dhe trefishimin e të hyrave buxhetore dhe atyre për kokë banori (GDP) që nga mandati i parë.
Qytetarët e kanë kuptuar se nuk mund të vazhdohët më me eksperimente dhe me ata që pos premtimeve (mirë të artikuluara) nuk kanë çka të ofrojnë tjetër.
Duhët ti ofrohët shansi Akr.së.
Akr ka për synim Kosovën e fortë ekonomikishtë, ka mundësitë dhe eksperiencën për të bërë këtë.�
P.s. foto të realizuar gjatë momenteve të punës nê fabrikën Intertex (Mabetex Group).



Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...