Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ishte sonte në një iftar të organizuar nga krerët e BIK-ut.
Pacolli përmes një shkrimi në “Facebook”, tha se është gjithmonë e këndshme kur njerëzit shprehin mirënjohje dhe respekt për njëri-tjetrin në jetën e tyre, e sidomos në ditët e shenjta të muajit Ramazan.
“Është gjithmonë e këndshme kur njerëzit shprehin mirënjohje dhe respekt për njëri-tjetrin në jetën e tyre, e sidomos në ditët e shenjta”, tha Pacolli,
I pari i AKR-së, shkruan se besimtarët myslimanë duhet të vazhdojnë të krijojnë një atmosferë pozitive dhe me bashkëjetesë, jo vetëm me të tjerët, por edhe me komunitete fetare të tjera, duke ndarë dinjitetin dhe duke mbrojtur vlerat njerëzore
“Miku im Remziu sonte na nderoi të gjithëve me një iftar shumë të bukur. Krerët e BIK, në krye me Myftiun Tërnava, ishin aty dhe ky iftar u kuptua si një shenjë respekti për prindin e Remziut, i cili në kujtesën tonë mbetët shumë i nderuar dhe i dashur”, ka shkruar tutje Pacolli./Arbresh.info/


Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë