Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një mesazh të fortë reflektimi për gjendjen aktuale të shoqërisë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e së vërtetës dhe të punës së ndershme përballë mashtrimit dhe interesave personale.
Në një postim në Facebook, Pacolli shprehet i zhgënjyer me ndryshimin e vlerave në shoqëri, duke krahasuar kohët e dikurshme me realitetin e sotëm, shkruan Arbresh.info.
“Dikur krenoheshim me punë, sot me gënjeshtra bukur të formuluara. Dikur thoshin: ‘Mos gënje, thuaj të vërtetën’, sot ‘Nëse nuk gënjen, përgatitu të vuash’,” shkruan Pacolli, duke nënvizuar se e vërteta është zëvendësuar nga mashtrimi dhe interesi i momentit.
Ai shton se besimi tek njerëzit, dikur një vlerë e shenjtë, sot shpesh përmbyset nga mashtrimi, tradhtia dhe përfitimet personale, duke e cilësuar këtë si fytyrën e shoqërive në tranzicion: “E vjetra është rrëzuar, por e reja ende s’është ngritur.”
Megjithatë, Pacolli mbetet optimist për të ardhmen, duke theksuar se gënjeshtra mund të sundojë të tashmen, por e vërteta gjithmonë do të sundojë të ardhmen.
“Unë zgjedh të qëndroj me të vërtetën. Se pa të, as zhvillim nuk ka, as dinjitet, as Shqipetari,” përfundon ai, duke përcjellë një mesazh për reflektim dhe rikthim tek vlerat e sinqeritetit dhe punës./Arbresh.info/
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...