Ish-Presidenti i Kosovës dhe kreu i AKR-së, z. Behgjet Pacolli përmes Facebook-ut i’u është drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit të Kosovës duke thënë se ku janë ata sot ku në Mitrovicë po vendoset shtatorja, siç e quan ai “e simbolit të dhunës dhe shovinizmit të çetnikëve serb ndaj Shqiptarëve”.
Ai mes tjerash ka thënë se “O pushtetas, a e dini ju se si ndjehen të gjithë njerëzit e Kosovës sot? A e din se si ndjehen familjet e atyre që u vranë e u masakruan nga ata që për frymëzim në kryerjen e krimeve ndaj popullit tonë, e kishin Car Llazar”, shkruan Pacolli. /Arbresh.info
Postimi i plotë:
President, Keyeminister,Kryeparlanentar,
Pse Car Llazari në Mitrovicë?
Sot në Mitrovicë u vendos shtatorja e simbolit të dhunës dhe shovinizmit të çetnikëve serb ndaj Shqiptarëve dhe jo vetëm, pra shtatorja e Car Llazarit. O pushtetas, a e dini ju se si ndjehen të gjithë njerëzit e Kosovës sot? A e din se si ndjehen familjet e atyre që u vranë e u masakruan nga ata që për frymëzim në kryerjen e krimeve ndaj popullit tonë, e kishin Car Llazar.
Ju, pse e lejuat Car Llazarin në Mitrovicë?
Sa servil jeni, Zot runa!
A keni përgjegjêsi e ndjenja?
Ku është politikëbërja dhe diplomacija e juaj që e keni çdo ditë në gojēn e juaj por në fakt vetëm keni degjuar për to.
Njē e di fare mirë;
Ju nuk jeni duke ndertuar shtet por jeni duke shkatërruar Kosovë në çdo aspekt.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...