Ish-Presidenti i Kosovës, z. Behgjet Pacolli i ka quajtur të pavërteta shifrat që Qeveria e Kosovës i ka dhënë për këtë vit se në Kosovë ka pasur mbi 240 milionë investime të huaja. Ai përmes një posrtimi në facebook ka thënë se ky vit ishte vit i rënies ekonomike, shtimit të papunësisë dhe rritjes së varfërisë.
Pacolli ka thënë se do ishte shumë i lumtur nëse Qeveria do të dëshmonte diçka të tillë, por sipas tij hyrjet kanë ardhur në emër të pagesave për blerjet e tokave e shtëpive si dhe pagesat e qirave që kryesisht vijnë nga diaspora./Arbresh.info
Që disa herë Qeveria e Kosovës thekson se këtë vit në Kosovë ka mbi 240 milion euro investime të huaja. Do të ishim shumë të lumtur nëse Qeveria do të dëshmonte me emra dhe me shuma, por me plot përgjegjësi ju them se informata e Qeverisë është e pavërtetë.
Hyrjet kanë ndodhur, por shumica e tyre (mbi 155 milion euro) janë bërë në emër të pagesave për blerjet e tokave e shtëpive, si dhe pagesat e qirave që kryesisht vijnë nga diaspora. Këto nuk janë investime, siç pretendon Qeveria e Kosovës.
Në emër të marrëdhënieve biznesore, thonë se kanë hyrë mbi 50 milion euro. Edhe këto nuk mund të trajtohen si investime. Shumica e këtyre janë pagat që Mabetexi paguan për punëtorët e vet që punojnë jashtë Kosovës, ndërsa pagat paguhen në Kosovë.
Si investime Industriale thonë se janë të regjistruara 9 milion euro. Nuk di a është reale kjo shumë (kjo e 9 milionëve) por një gjë është e vërtetë: Vetëm Mabetexi, këtë vit, ka ndërtuar tri fabrika, të konfeksionit në Gjakovë, të kërpudhave në Mitrovicë, dhe Impiantin industrial të përpunimit të metaleve në Ferizaj.
Ky vit ishte viti i rënies së lirë të ekonomisë, shtimit të papunësisë dhe rritjes së varfërisë.
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...