Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar me një mesazh për drejtësinë, duke theksuar se ajo triumfon pavarësisht sfidave dhe heshtjes.
Përmes një statusi publik, Pacolli ka shkruar se drejtësia arrin edhe atëherë kur duket se rruga është e vështirë.
“Drejtësia vjen edhe atëherë kur rruga duket e gjatë, e errët dhe e heshtur,” ka deklaruar ai, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, drejtësia është një forcë e natyrshme që mbizotëron mbi padrejtësinë, duke e krahasuar atë me dritën dhe elementë të tjerë të natyrës.
“Drejtësia mbizotëron si drita mbi errësirën e natës, si era që pastron ajrin e pistë, pa bërë zhurmë dhe si uji që gjithmonë gjen shtegun e vet të rrjedhjes,” është shprehur Pacolli.
Në fund, ai ka theksuar se vendosja e drejtësisë është në duart e njerëzve me integritet.
“Drejtësia vendoset vetëm nga njerëz të sinqertë, njerëz të ndershëm dhe njerëz të drejtë,” ka përfunduar ish-presidenti./Arbresh.info/
Sveçla dorëzon detyrat e digjitalizimit e administratës publ...
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit