I nominuari për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, ka deklaruar se gjatë fushatës zgjedhore do ketë befasi nga ana e tij, duke ofruar i ofruar mundësi të mira kryeqytetit.
Pacolli për KTV-në ka thënë se si nënkryetar i Komunës së Prishtinës ka mundësi të kufizuara për të dhënë nga vetja.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka nominuar Pacollin para dy javëve për kryetar të Prishtinës. Selim Pacolli ishte kandidat për kryetar edhe në zgjedhjet e fundit lokale.
Zgjedhjet e ardhshme lokale pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Kundërkandidati i tij për Prishtinën nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është Daut Haradinaj. Pacolli ka thënë se e respekton dhe e njëh që kur ishte shfaqur në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, gjatë vitit 1997.
“Unë do të thoja që Daut Haradinajn e kam njohur në vitin 1997, kur për herë të parë paraqitet UÇK-ja. Si familje e kam njohur edhe më herët, nëse flasim për fuqitë ushtarake, varet çka kemi bartur. Sa më larg kufirit me Shqipërinë, ka qenë armatimi më i dobët. E vlerësoj Daut Haradinajn”, ka thënë ai.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...