Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ku i ka bashkëngjitur edhe një fotografi, ka thënë se dita kur Kosova të bëhet anëtarja e 194-të e OKB-së është më afër se kurrë.
“Dita, kur shteti ynë do të jetë anëtari i 194-të i Organizatës së Kombeve të Bashkuara duket më e afërt se kurrë”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka shtuar se Kosova e meriton të jetë pjesë e kombeve të lira, pasi sipas tij, Kosova ka dëshmuar se është shtet paqedashës.
Postimi i plotë i Pacollit:
Mendja ma thotë dhe zemra më rrah, që flamuri i Republikës së Kosovës do të valojë dhe shkëlqejë, në njërën nga këto shtiza. Dita, kur shteti ynë do të jetë anëtari i 194-të i Organizatës së Kombeve të Bashkuara duket më e afërt se kurrë. Kosova e meriton vendin e saj në mesin e kombeve të lira sepse në ekzistecën e saj gati dhjetë-vjeçare ka dëshmuar se është shtet-paqedashës dhe ka forcuar stabilitetin rajonal.

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?