Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacilli, ka demantuar lajmin e pulikuar sot në disa medie ku thuhet se kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka vendosur kontaktet e para me Behgjet Pacollin, për të shikuar mundësitë e përfshirjes së këtij të fundit në koalicion paszgjedhor.
“Njëherit dua të bëj më dije se asgjë që po qarkullon nëpër portale e gazeta nuk është e vërtetë. Ne nuk kemi filluar bisedimet me asnjë parti tjetër për bashkëqeverisje të mundshme, të gjitha janë dezinformata. Po sa të ketë diçka të detajuar qytetarët tanë do të informohen menjëherë. Poashtu, shfrytëzoj rastin që të përgëzoj Lëvizjen Vetëvendosje për suksesin e arritur si parti e vetme në garë ,”, ka thënë Pacolli.
Pacolli ka falenderuar të gjithë qytetarët që ia besuan votën AKR’së, duke thënë se nuk ka dyshim në përkrahjen e mëtutjeshme të popullit.
“Si sekretar organizativ i AKR-së dhe shef i shtabit zgjedhor, dua të falënderoj përzemërsisht për bashkëpunimin dhe besnikërinë të gjithë simpatizantët dhe votuesit e AKR-së dhe të elektoratit të koalicionit tonë. Asnjëherë nuk e kam pasur as dyshimin më të vogël për këtë përkrahje të fuqishme”, ka thënë Pacolli./arbresh.info
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...