Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR) ka kujtuar 29 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut.
Behgjet Pacolli thotë se delegatët e Kaçanikut atë kohë u bashkuan për t’i prirë popullit drejt aspiratës, e sot ky bashkim i duhet Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Në këtë datë të vitit 1990 kujtojmë delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Kaçanikut. Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë, por delegatët e Kaçanikut gjetën guximin, kurajon dhe vullnetin për t’u bashkuar dhe prirë popullit tonë drejt aspiratës për shtet të pavarur dhe të lirë. Sot Kosovë i duhet ai bashkim, ajo kurajo dhe ai vullnet për t’i prirë proceseve që na presin”, thuhet në shkrimin e Pacollit./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër