Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrificë dhe kontribut i vërtetë

21:26 | 20 Shkurt 2026
Q L

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, rikujtoi fjalën e shkrimtarit anglez Samuel Johnson për patriotizmin, duke e lidhur atë me situatën aktuale në politikën shqiptare dhe zhvillimet lokale.

Në një postim të fundit, Pacolli citon Johnsonin:

“Patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve.”

Ai thekson se kjo shprehje nuk u drejtohet atyre që e duan vendin me sinqeritet dhe përkushtim, por abuzuesve të patriotizmit, që e përdorin dashurinë për vendin si mburojë për interesa personale, për të manipuluar opinionin publik apo për të mbuluar sjellje të pandershme.

Pacolli nënvizon se sot, kur disa zgjedhin të “shesin” patriotizëm me fjalë të mëdha, ndërkohë që veprimet e tyre ndikojnë negativisht mbi shqiptarët dhe mbi projekte ku janë investuar vite pune dhe sakrificë, thënia e Johnsonit tingëllon më aktuale se kurrë.

“Patriotizmi i vërtetë nuk matet me retorikë, por me përgjegjësi, integritet dhe kontribut real,” shkruan ish-presidenti./Arbresh.info/

Të ngjashme