Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin, Matt Palmer.
Pacolli përmes një shkrimi në facebook ka thënë se është i përkushtuar bashkë me SHBA-në në çështjet strategjike të Kosovës, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Postimi i tij i plotë:
Gjithmonë një kënaqësi të takoj të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Matt Palmer dhe shkëmbimin me të për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe SHBA dhe angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-vë për Kosovën. Jam i përkushtuar që të angazhohem me ShBA në çështjet strategjike të Kosovës, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...