Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh shefi i diplomacisë kosovare z.Behgjet Pacolli, përmes ka theksuar se kandidati për kryetar të Mitrovicës nga AKR, Agim Bahtiri, do të udhëheqë me qytetin edhe për një mandat.
Ai ka shtuar se Agim Bahtiri do të vazhdojë të udhëheqë Mitrovicën me duar të pastra, shkruan portali arbresh.info
Roundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku shumica e kandidatëve për kryetarë komune kanë shkuar në balotazh, pritet të mbahen me 19 nëntor.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të z.Behgjet Pacolli:
Agim Bahtiri është qytetar i lirë dhe i ndershëm i Mitrovicës.
Ai do ta udhëheq komunën edhe katër vite me duar të pastra dhe do të jetë i vetmi person vendimarrës si kryetar komune.
Mitrovica e mitrovicasve +4.

Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës