Pacolli: Askush nuk ka të drejtë të sulmoj askënd duke përdorur fëmijët

20:02 | 25 Mars 2021
A Z

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se askush nuk ka të drejtë të sulmojë askënd duke përdorur fëmijët.

Ai përmes një postimi në facebook shkruan se, edhe mua janë munduar të më sulmojnë se “fëmijët e mi nuk flasin shqip”.

Sipas tij, e rëndësishme është që ne të rriturit t’i lëmë fëmijët të jenë fëmijë, të flasin në çfarë gjuhe duan.

Ky është postimi i plotë i tij:

Askush nuk ka të drejtë të sulmoj askënd duke përdorur fëmijët. Fëmija është i shënjtë për çdo prind pa marrë parasysh kush është ai dhe çfarë profesioni ushtron. Fatkeqësisht edhe mua janë munduar të më sulmojnë se “fëmijët e mi nuk flasin shqip” (Ata flasin shqip jo më pak se çdo fëmijë në Kosovë). Ne sot jetojmë në një botë ku fëmijët mësojnë disa gjuhë në të njëjtën kohë, dhe të gjithë fëmijët janë njësoj të veçantë në zemrat tona. Është e rëndësishme që ne të rriturit t’i lëmë fëmijët të jenë fëmijë, të flasin në çfarë gjuhe duan. Çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijën e tij. Fëmija është pasuria më e madhe në jetë./arbresh.info/

Askush nuk ka të drejtë të sulmoj askënd duke përdorur fëmijët. Fëmija është i shënjtë për çdo prind pa marrë parasysh…

Posted by Behgjet Pacolli on Thursday, March 25, 2021

 

 

Të ngjashme