Aleanca Kosova e Re (AKR) sot ka hapur fushatën zgjedhore në Klinë, ku ka prezantuar kandidatët për Asamblenë Komunale dhe kandidatin për kryetar të Komunës, Avni Gashi.
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli theksoi se kandidati i AKR-së për kryetar të Klinës, Avni Gashi ofron programin më të mirë ekonomik dhe zhvillimor.
“Klina është e pasur me ujëra dhe lumenj, ndërsa ka potencial dhe infrastrukturë të përshtatshme për t’u zhvilluar”, tha Pacolli dhe veçoi problemet e kësaj komune me ujëra të zeza, papunësinë e lartë, si dhe shërbimet e dobëta komunale dhe po ashtu ai shtoi se qytetarët janë ata të cilët mund t’i japin fund problemeve në komunën e tyre, duke i dhënë besimin Avni Gashit.
Ndërsa kandidati për kryetar të Klinës, Avni Gashi tha se është koha e duhur që programi AKR-së të jetë pjesë e qeverisjes komunale të Klinës.
“E kemi programin që ofron shërbime dinjitoze për qytetarët e Klinës. Unë ndjehem më krenar se asnjëherë më parë, dua të kërkoj besimin tuaj më 22 tetor, që bashkë ta ndërtojmë një standard dinjitoz për qytetarët tanë”, tha ai ndër të tjera.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...