Anëtari i Kryesisë së Aleancës Kosova e Re (AKR), Islam Pacolli ka uruar Sami Musën për zgjedhje në pozitën e deputetit në Parlamentin e Hamburgut.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo është arritje historike, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar gjithashtu se beson se Musa do të jetë zë i fuqishëm i të gjithë atyre që e mbështetën dhe e votuan dhe jo vetëm.
“LAJM I MIRË NGA GJERMANIA
Si anëtar i Partisë Social Demokrate Gjermane z. Sami Musa është zgjedhur deputet në Parlamentin e Hamburgut. Kjo e bënë z. Musa të parin shqiptar , i cili zgjedhet deputet në një prej landëve me të mëdha e më të rëndësishme Gjermane.
E uroj z. Musa për këtë arritje historike i cili po përçon mesazhin se diaspora shqiptare gjithandej është e suksesshme jo vetëm në fushën e biznesit dhe kulturës por edhe atë të politikës e jetës publike në përgjithësi.Si përkrahës i fuqishëm i tij i falenderoj të gjithë ata që votuan për Samiun, për të cilin dua të besoj se si deputet do të jetë zë i fuqishëm i të gjithë atyre që e mbështetën dhe e votuan dhe jo vetëm!”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak
Të shtunën mblidhet LDK-ja, cakton kandidatin për kryeminist...