Ish-eurodeputetja Doris Pack ka thënë se ndihet e turpëruar që Kosova ende nuk e ka liberalizimin e vizave.
“Jam shumë e mërzitur që kosovarët janë të vetmit në Ballkan që nuk mund të udhëtojnë pa viza. Jam e turpëruar. Mendoj se ju e meritoni, të gjithë fqinjët tuaj e kanë marrë liberalizimin e vizave dhe Kosova ende jo”.
“Jam shumë krenare që Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë votuar pro jush. Problemi është që disa shtete nuk janë të përkushtuara ta kuptojnë vërtetë se sa e rëndësishme është që t’ju japin japin juve pozitën e njëjtë si vendeve të tjera të rajonit. U është dhënë mundësia edhe shteteve si Gjeorgjia, Ukraina dhe vendeve të tjera, por jo edhe Kosovës – kjo është e pamundur”.
“Shpresoj shumë që qeveria e re të bindë qeveritë e vendeve të tjera që ta keni liberalizimin e vizave. Ju e meritoni atë dhe unë jam në anën tuaj”.
Doris Pack në cilësinë e kryetares të Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane ka marrë pjesë në takimin që kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani e ka mbajtur me strukturat e Forumit të Gruas të kësaj partie.
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...