Një ditë pas raportimit të RTK-së për mungesën e barnave në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar lidhur me furnizimin.
Sipas njoftimit, furnizimi aktual i Onkologjisë është rreth 80%, ndërsa barnat që mungojnë janë në procedurë prokurimi, për disa prej tyre nuk ka pasur as ofertues.
ShSKUK bëri të ditur se procedurat janë riinicuar dhe pritet të sigurohet edhe furnizimi me artikujt në mungesë.
“Sa i përket shërbimeve të dializës, theksojmë se nuk ka pasur asnjëherë ndërprerje të punës. Shërbimi i dializës po funksionon normalisht si në njësinë e dializës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ashtu edhe në spitalet e përgjithshme. Lidhur me mungesat e tjera, të raportuara në medie, ShSKUK thekson se për një pjesë të konsiderueshme të tyre tashmë janë lidhur kontratat për furnizim dhe pritet që procesi i furnizimit të realizohet shumë shpejt”, thuhet në reagimin në facebook.
RTK kishte raportuar më herët se pacientët me kancer po detyrohen të blejnë vetë një pjesë të barnave, që kushtojnë mbi 100 euro, gjë që po rëndon tej mase gjendjen e tyre ekonomike.
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...
Kurti nga Vushtrria: Investimet dhe mirëqenia e qytetarëve p...