Blerim Syla – Kryetar i Federates Sindikale të Shëndetësisë, përmes një postimi në Facebook, është shprehur të jetë i indinjuar rreth pritjes së verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin mbi Pagat.
Ai ka kritikuar politikanët, derisa thotë se punonjësit shëndetësorë janë lodhur nga kjo pritje, e që nesër do të dalin zyrtarisht me një vendim.
Ky është postimi i plotë i tij:
ҪKA DO TË NDODH SOT ?
Punëtorët shëndetsorë po presin !
Të nderuar bashkëqytetarë është data 29.06.2020.Pritet verdikti i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin mbi Pagat.
Në të njejtën kohë janë mesazhet politike dhe urdhërat politike si të ja bëjmë.POR ME KËND ?Politikanët nuk pyesin ata flasin… BLA BLA
Sot dikush edhe merr një vendim të ashtuquajtur KUSHTETUES,sot dikush edhe mbrohet në emër të saj….Por sot keni me e shkel një kod të pa shkruar e ai është kodi MORAL.
Ju Gjygjtarë të Kushtetutes ndoshta edhe e keni marrur vendimin punë e juaj por mendoni keni Familje…Pa presion pa panikë…
Tani spo e zgjati por vendosni vet dhe le të vendosë ndërgjegjia e Juaj.Ne jemi lodhur….E ju me siguri që JO.Kontot flasin…..
P.S.Ky shkrim vlen deri nesër në kontestin tim personal si Mjek dhe Familje Mjekësh.
Nga nesër dalim ZYRTARISHT..
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...