Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është kushti i vetëm që Kosova duhet ta përmbushë para se të përfitojë nga liberalizimi i vizave. Sipas ministres së Integrimit Evropian Mimoza Ahmetajt, Komisioni Evropian tashmë po pret vetëm Kosovën.
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi është kriter i vetëm që duhet përmbushur domosdoshmërisht nga Kuvendi i Kosovës dhe çdo vonesë në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje rrezikon shtyrjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.
Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës ‘Zëri’ ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj.
Sipas saj, institucionet e BE-së kanë qenë të qarta në kërkesat e tyre karshi Republikës së Kosovës sa i përket liberalizmit të vizave dhe tashmë nuk ka mbetur asnjë pengesë tjetër.
Madje, ajo ka thënë se Komisioni Evropian është duke pritur plotësimin e vetëm të këtij kushti para se të lëvizë me hapa të shpejtë drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ndërkohë, Ahmetaj ka treguar se Qeveria do ta procedojë në Kuvend këtë marrëveshje në një moment të përshtatshëm, pa treguar për kohën.
Ministrja Ahmetaj ka thënë se Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht punën e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, megjithatë kjo është detyrë e vazhdueshme e institucioneve kosovar.
Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë dhe a...
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim për 10 prej kryesu...
Alba flet me Londrimin: Limi është i vetmi që ka treguar res...
Egjipti zyrtarisht bllokon Roblox-in, duke përmendur rreziqe...
Sot mbyllet afati për ankesa në PZAP
Mblidhet Bordi i ZRRE-së