Një qytetarë nga Deçani, Kastriot Hulaj, ka njoftuar se panot që ishin në pronë të tij me logon e UÇK-së dhe Nato-s, janë rrënuar pasditën e sotme nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i.
Hulaj bëri të ditur se rrënimi i panos është bërë me masa të rrepta dhe pa asnjë dokument apo vendim për rrënimin.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se panoja ishte vendosur aty tash e disa muaj.
“Pa asnjë arsyetim e me masa të rrepta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it Italian dhe pa asnjë dokument apo vendim për rrënim, pasditen e sotme më janë rrënuar panot të cilat ishin pronë e imja. Çudia e gjithë kësaj pune është se pse u desht të rrënohen bash sot, kur në të i vendosa këto tri shkronja UÇK sepse panot ishin aty tash e disa muaj”, ka shkruar Hulaj.
Ai ka paralajmëruar se rastin do ta inicioj në organet kompetente.
“Me këtë rast unë do të inicioj si rast dhe sigurisht do të merret prokuroria dhe gjykata! Gjithsesi, qytetarë të Deçanit e ju ish-ushtarë të vërtetë të UÇK-së mos u mërzitni sepse ditëve në vijim do ta mbushim gjithandej Deçanin po më këto shkronja e po më këtë logo”, ka shkruar tutje Hulaj./Arbresh.info/
Agjencia e OKB-së për motin: Vitit 2023, më i nxehti në hist...
Këto janë shenjat më me fat të muajit dhjetor
Henry Kissinger dhe qëndrimi i tij i transformuar për ndërhy...
A do të krijojë lidhje për lojë? Buci befason të gjithë me p...
Bellingham mund të humb sezonin nëse i nënshtrohet operimit ...
Liverpool siguron kualifikimin në raundin e 16-më të mirëve ...