Organizatat e dala nga lufta kanë reaguar pas lajmit se Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi është thirrur për intervistë nga Gjykata Speciale.
Në këtë reagim thuhet se drejtësia ndërkombëtare për shumë vite ka organizuar komplot kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Edhe në rastin e zhvillimit të hetimeve nga Gjykata Speciale, ndaj Komandant Remit – Rrustem Mustafa dhe të tjerëve, konsiderojmë se është duke u bërë padrejtësi, për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare mbrojtëse në pajtim me konventat ndërkombëtare” thonë OVL UÇK.
Ndërkaq, në fund thuhet se kjo organizatë nuk është kundër drejtësisë, pasi që kanë kërkuar një gjykatë vendore që ndjek krimet./arbresh.info/
16 persona janë të ftuarit e parë për t’u intervistuar nga Specialja, ndër ta komandant Remi
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...