Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL-UÇK ka përkujtuar sot me nderim të përjetshëm dëshmorët e rënë gjatë luftës çlirimtare në muajin dhjetor, duke kujtuar sakrificën sublime të tyre për lirinë e vendit.
Në mesin e dëshmorëve të përkujtuar janë, Afrim Maliqi, Hida Hoti, Hysni Duraku, Hyzri Talla, Ilir Durmishi, Isak Hoti, Ismet Hoti, Muhamet Malsori, Sedat Hoti, Selman Miftari, Sinan Hoti, Skënder Hameli, Mervete Maksutaj, Xhavit Lleshi, Avni Kutllovci, Afrim Musliu, Agim Elshani, Agim Mëziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Xhylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Hazir Kryeziu, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Isai Morina, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Maliq Karaqica, Mevlan Hoxhaj, Muhamet Dervishi, Mujë Krasniqi, Naser Kelmendi, Osman Berisha, Qamil Olluri, Qenë Qenaj, Ramadan Elshani, Rifat Mëziu, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Xhevat Thaqi, Mentor Ibriqi, Dominik Pergega, Valon Mala, Jahë Kabashi, Avni Selmani, Bajram Murati, Fatmir Selmani, Isa Havolli, Ismet Derguti, Lulzim Jashari, Miftar Zejnullahu, Skender Zejnullahu, Jetullah Kastrati, Remzi Demolli, Mehë Uka, Ibrahim Shabani, Avni Halilaj dhe të tjerë.
“OVL UÇK i përkujton me nderim të përjetshëm dëshmorët e rënë gjatë luftës tonë çlirimtare në muajin dhjetor.
Sakrifica e tyre është themeli i lirisë sonë, amaneti që na obligon”, shkroi Organizata e Veteranëve.
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...