Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka shprehur mbështetjen e saj për marshin “Drejtësi, jo politikë!”, të organizuar nga platforma Liria ka Emër, i cili do të mbahet më 17 shkurt.
Platforma Liria ka Emër, ka njoftuar se kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e unitetit në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.
“Ne e mbështesim marshin ‘Drejtësi, jo politikë!’, të organizuar nga Liria ka Emër. Ky marsh duhet të jetë madhështor. Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që më 17 shkurt të dalin dhe të bashkohen në mbrojtje të atyre që na sollën lirinë dhe ndërtuan shtetin tonë”, ka deklaruar Gucati., thuhet në njoftim të platformës Liria ka Emër.
në njoftim, thuhet se marshi ka për qëllim të përcjellë mesazhin se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e pavarur nga ndikimet politike, duke respektuar sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Platforma Liria ka Emër ka falënderuar OVL UÇK-në për mbështetjen, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e veteranëve në ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe të drejtësisë për Kosovën.
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...
“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi S...
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...