Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) njofton se me dhembje të thellë dhe indinjatë të madhe ka pranuar lajmin për vrasjen e veteranit të UÇK-së dhe policit të Republikës së Kosovës, Muhamed Lika.
Në reagimin e kësaj organizate kërkohet zbardhja e rrethanave të kësaj vrasjeje nga organet e drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
“Kjo ngjarje tragjike është një goditje e rëndë për familjen, miqtë dhe gjithë bashkëluftëtarët e tij, si dhe për institucionet e sigurisë së vendit. Ai ishte një luftëtar i lirisë, i cili sakrifikoi për atdheun dhe më pas i shërbeu me nder e përkushtim Republikës së Kosovës si pjesëtar i Policisë së Kosovës. Kërkojmë nga organet e drejtësisë që urgjentisht të zbardhin rrethanat e kësaj vrasjeje dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti kriminal. Askush nuk guxon të ndjehet i paprekshëm para ligjit, dhe shteti duhet të dëshmojë vendosmëri në luftimin e krimit. Në këto momente të rënda, qëndrojmë pranë familjes së tij, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe duke u zotuar se kujtimi për të do të mbetet i paharruar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
U qëllua me armë zjarri para ndërtesës së tij në Kaçanik, vdes rreshteri policor Muhamet Lika
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...