Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, nëpërmjet një komunikate kanë njoftuar se nuk janë pjesë e Këshillit Organizativ për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, siç thotë OVL, për shkak të papërgjegjësisë dhe vonesave në organizim.
“Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së njoftojnë opinionin se nuk janë pjesë e Këshillit Organizativ për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e organizon Qeveria e Republikës së Kosovës, për shkak të papërgjegjësisë dhe vonesave rreth organizimit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, njoftojnë se si çdo herë do të bëjnë organizimet në nderim të Epopesë së UÇK-së, në Prekaz dhe nëpër Komunat e Kosovës, duke përfshirë homazhet me datën 6 mars prej orës 10:00, me datën 7 mars në natën e zjarreve prej orës 18:00, si dhe me aktivitete të tjera.
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...