Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vendosur të themelojë një Këshill Organizativ për koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale në kuadër të Epopesë së UÇK-së.
Sipas njoftimit, ky këshill do të kujdeset për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve që do të zhvillohen në shënim të kësaj ngjarjeje historike.
Përfaqësuesi i OVL-së, Gazmend Syla, tha se aktualisht është bërë vetëm themelimi i këshillit, ndërsa detajet e agjendës do të bëhen publike në fillim të javës.
“Në fakt neve vetëm e kemi themeluar këtë Këshillin organizues me ata emra të cilët i kemi bërë publik mbrëmë atë vendimin që e kemi pas që ka qenë edhe deklarim për media dhe të hënën do të vendosim për orarin e homazheve kur do t’i mbajmë, në çfarë ore do të marrim pjesë në homazhe në Prekaz pastaj në cilat orë do të marrim pjesë në të gjitha qytetet aty ku i kemi komplekset memoriale të dëshmorëve tonë. Pastaj ta shohim për datën 6 e sigurisht që data 7 do të përmbyllet me aktivitetin me natën e zjarreve që e kemi. Prandaj të hënë do të bëhen të ditura detajet tjera të ditura”, ka thënë Syla.
Syla theksoi se në përbërje të këshillit janë përfshirë ish-udhëheqës dhe bashkëluftëtarë nga troje të ndryshme shqiptare, përfshirë emra si Shefket Musliu, Ali Ahmeti dhe Sokol Poga.
Sipas tij, përfshirja e tyre ka karakter simbolik, ndërsa organizimin praktik do ta udhëheqin strukturat e OVL-së.
Në pyetjen nëse OVL e UÇK-se do t?i bashkohet Këshillit Shtetëror të themeluar nga Qeveria, Syla tha se nuk kanë marrë ftesë zyrtare dhe nuk beson se do të ketë bashkëpunim në këtë fazë.
“Nuk kemi marrë ndonjë ftesë zyrtare për me dërgu një emër në atë Këshill atje. Prandaj, nuk e besojmë që do t’i bashkohemi Qeverisë në këtë aktivitet”, ka shtuar Syla.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së për datat 5, 6 dhe 7 mars.
Në krye të tij është emëruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa bashkëkryesues është Andin Hoti. Pjesë e këtij mekanizmi janë edhe Sami Lushtaku, Elbert Krasniqi, Bashkim Jashari dhe Gazmend Hoxha.
Në një përgjigje me shkrim, ministri Hoti ka thënë se Epopeja e UÇK-së është ngjarje kulmore e luftës sonë çlirimtare, prandaj sipas tij, përgjegjësia është e të gjithë neve për një koordinim sa më të mirë, të bashkuar, që t’i japim peshën e duhur shtetërore përkujtimit të veprës së lavdishme të komandantit Adem Jashari dhe luftës së UÇK-së.
Kosova forcon masat e sigurisë në pikëkalimet kufitare
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet