Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar në lidhje me ftesën e Gjykatës Speciale ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme për arsye të kësaj ftese me arsyetimin se atje do të përfaqësohet vetëm si qytetar i Kosovës.
Ndërkohë, OVL e UÇK-së janë shprehur se kjo është e padrejtë ndaj Haradinajt.
“Dorëheqja është lajm i mirë dhe mësim për ata njerëz të cilët donë të tregojnë se kur është nevoja nuk hezitojnë të japin dorëheqje. Është diçka e padrejtë ndaj Haradinajt sepse është hera e tretë që po ftohet nga Gjykata Ndërkombëtare edhe rasti i dyti ka qenë i paprecedent dhe unë mendoj se deri është shpallur i pafajshëm nuk është dashur të marrë ftesë”, tha Nasim Haradinaj për lajmi.net.
Më tutje, Haradinaj tha se sjellja e mirë e Kosovës, po i hakmerret vet shtetit të Kosovës.
“Por ajo po na hakmerret, duke u sjellë mirë dhe duke e respektuar çdokënd, kjo po na hakmerret sepse edhe drejtësia duhet t’i ketë normat e veta, sepse është duke u sulmuar UÇK-ja. Serbia po e shfrytëzon këtë sulm ndaj UÇK-së.”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka mohuar se kanë paralajmëruar protesta duke thënë se sonte në ora 20:00 do të kumtojnë vendimet që do të dalin nga mbledhja e OVL-së.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit: KQZ tregon se si duhet të plotësoh...
Komunat veriore me shumicë serbe tërhiqen nga Asociacioni i ...
Prishtina ndez sonte dritat e fundvitit
Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si ha...
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...