Organita e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka takuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
“Sot pritëm në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, ku në vazhdën e avokimit tonë lidhur me shqetësimet për Gjykatën Speciale, ambasadori pranoi personalisht letrën tonë të adresuar për ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Hakan Fidan”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së.
Sipas OVL-së, ky hap tregon angazhim direkt diplomatik të Turqisë për shqetësimet e kësaj organizate.
“Ky hap përfaqëson një angazhim të drejtpërdrejtë dhe një kanal të rëndësishëm diplomatik për përcjelljen e shqetësimeve tona në instancat më të larta shtetërore të Turqisë”.
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...