OVL e UÇK-së: Po punojmë me deputetët, që skadimi i mandatit të Speciales të dërgohet në Kushtetuese

13:23 | 4 Nëntor 2020

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë quajtur spektakle bastisjen e shtëpive të pjesëtarëve të UÇK-së dhe konsiderojnë se çdo veprim i Gjykatës Speciale, jashtë mandatit të saj, është i kundërligjshëm dhe kundërkushtetues.

OVL e UÇK-së njofton se janë duke punuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës që skadimin e mandatit të kësaj gjykate ta dërgojmë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, shkruan Arbresh.info.

“Ne si Organizata jemi duke punuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës që skadimin e mandatit të kësaj gjykate ta dërgojmë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot nga orët e hershme të mëngjesit është duke u bastisur shtëpia e Jakup Krasniqit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka bërë të ditur se aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.

Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Në njoftim thuhet se informacione më të detajuara do të jepen më vonë. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara