Kryesia e OVL-UÇK-së ka mbajtur mbledhje, ku është vendosur se nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës lidhur me 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Ky vendim vjen, pasi sipas tyre, Qeveria aktuale nuk ka treguar asnjëherë gatishmërinë e saj që të bashkëpunojnë me OVL-UÇK-në.
“Duke e parë të arsyeshme se kjo Qeveri ka qenë një nga Qeveritë që ka shkelur të drejtën tonën, ne si OVL e UÇK-së do të organizohemi me degët tona në çdo Komunë të Kosovës që heronjtë, dëshmorët dhe sakrificën sublime të UÇK-së në këto dy data historike në mënyrë të organizuat nga Kryesia e OVL-UÇK-së dhe degët tona ti festojmë dhe nderojmë në mënyrën më fisnike që na përket neve si luftëtar të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e tyre./Arbresh.info/
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...