Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), do t’i bashkohet të mërkurën protestës së organizuar për të kundërshtuar vizitën e Ekaterina Trendafilovës.
Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku.
Klinaku përmes një postimi në Facebook, tha se roli i secilit gjykatës, e aq më pak roli i kryetares, nuk është që të edukojë shoqërinë civile e mediat.
“Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se çfarë po ndodh me gjykimet politike në Hagë; Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se njerëzit mbahen pengje që dy vite në paraburgim atje; Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se nuk po gjykohen krimet dhe masakrat e pushtuesit, por përkundrazi po përdoren shpifjet e tyre për ta gjykuar UÇK-në”, u shpreh ai.
“Prandaj, edhe për shumë arsye të tjera, mbështesim dhe marrim pjesë në protestën e organizuar më 21.09.2022 (e mërkurë), ora 10:00, Hotel “Astoria”, Gjilan, për të kundërshtuar vizitën e znj. Ekaterina Trendafilova”, ka shkruar Klinaku.
Kjo Protestë është organizuar nga Partia Socialdemokrate. /arbresh.info/
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...