Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë mbajtur një konferencë për media.
Në këtë konferencë Vjosa Osmani, tha se vota e qytetarëve e solli ndryshimin e shumë pritur, raporton arbresh.info
Ajo ka thënë se janë të vetëdijshëm për besimin dhe përgjegjësinë që kanë marr nga qytetarët.
“Sot dita e bardh u shëndrua edhe në natë të bardh sot Kosova votoj për një të ardhme faqebardhë. Sot vota juaj e solli ndryshimi e dëshiruar, secilit që votuat nga thellësia e zemrës miliona here faleminderit. Jemi te vetëdijshëm për barrën e madhe që na keni dhënë sot, se bashku me ju sot po shënojmë përgjegjësin. Ky nuk është një mandat hakmarrje por mandat për punë e barazi. Kjo qeveri do të jetë qeveri juaj e zëri juaj do të jetë përherë zëri ynë”, tha ajo.
Osmani thotë se, puna e vërtet fillon sot, Kosova do të ndryshoj dhe secili do të ndjehet qe është pjesë e ndryshimit që po vjen.
“Ne do të jemi institucionet që na distancojnë nga të këqijat e të kaluara, politika gjithnjë do të jetë në shërbim të qytetarëve. Misioni ynë mbetet fuqizimi i shtetësisë sonë dhe miqësia jonë me SHBA. Kosova do të ndryshoj dhe secili do të ndjehet qe është pjesë e ndryshimit që po vie, puna e vërtet fillon sot, fillon puna për rinin tonë, për arsimin shëndetësinë, dhe drejt një të ardhme më të mirë”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...