Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar.
Ajo tha se është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë
“Vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar. Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”, shkruan Osmani, raporton Arbresh.info
Presidentja tha se është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.
“Prandaj, është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj”, shkruan Osmani.
Sipas saj ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin.
“Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale”, shkruan tutje ajo.
Osmani tha se në këto momente të rënda për gjithë vendin, ndan dhimbjen me familjen e Liridonës.
“Në këto momente të rënda për gjithë vendin tonë, ndajmë dhimbjen me familjen e Liridonës, e në veçanti me fëmijët e saj të cilët humbën nënën e tyre të shtrenjtë në rrethanat më monstruoze të mundshme”, përfundoi Osmani.
Ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, Naimi Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e saj, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla nesër do të dalin para gjykatës.
Ndërsa kujtojmë se dje ( e premte), Policia arrestoi Naim Murselin dhe Granit Plavën si të dyshuar për vrasjen e Liridonës.
Granit Plava në Polici deklaroi se Naim Murseli e ka paguar me 30 mijë euro për të ia vrarë gruan, kurse ky i fundit e ka pranuar fajin.
Pas këtyre të dyve u arrestua edhe nipi i Naim murselit, Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së./Arbresh.info
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi
Vjedhja e votave në Prizren, Shaqir Totaj: Jashtëzakonisht i...
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Kurti: Mendimet tona janë me...
Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës
Tensionet SHBA-Iran mbeten të larta, teksa Teherani kërcënon...
Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për ...