Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kërkuar që ta marrë fjalën në Kuvend për të folur pak lidhur me një çështje jashtë rendit të ditës. Ajo ka zgjedhur që të bëjë apel për drejtësi dhe llogaridhënie për 11-vjeçarin Kujtim Veseli, i cili para një viti u përdhunua dhe dhe u vra.
Në këtë rast, Osmani tha se ka dështuar shteti në mënyrë sistematike, pasi sipas saj, ky krim ka qenë i parandalueshëm.
“Është dëshmi se si të gjithë ne si shtet dhe si shoqëri kemi dështuar ta dënojmë dhe luftojmë sa duhet racizmin ndaj komuniteve rom, ashkali dhe egjiptian… Në rastin e Kujtimit dështoi shteti në mbrojtjen e tij. Dështuam në mënyrë sistematike për ta parandaluar keqtrajtimin dhe vrasjen e Kujtimit. Dhunimi seksual dhe vrasja e Kujtim Veselit kanë qenë të parandalueshme. Këtë e ka konstatuar edhe Avokati i Popullit në raportin e publikuar enkas për këtë rast”, ka thënë Osmani./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/362231698462488
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit