Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, në ditën e fundit të vitit.
Ajo theksoi se vizita ishte një moment i veçantë ku forca matet me buzëqeshjet e vogla dhe guximi me zemrat e mëdha të fëmijëve.
Në mesazhin e saj, Osmani u shpreh se shpresa dhe dashuria janë forcat më të mëdha shëruese, duke falënderuar stafin e klinikës për punën e jashtëzakonshme.
“Uroj që viti që vjen të sjellë shëndet, shërim, gëzim dhe mrekulli të vogla e të mëdha për këta fëmijë të jashtëzakonshëm dhe për familjet e tyre!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...