Në 20-vjetorin e vdekjes së ish-Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka vizituar rezidencën e Presidentit Rugova, ku është pritur nga familja e ish-presidentit.
Gjatë kësaj vizite përkujtimore, Presidentja Osmani ka nderuar figurën dhe veprën e Dr. Ibrahim Rugovës, duke theksuar rolin e tij të pazëvendësueshëm në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe në udhëheqjen e popullit drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Nderim i përjetshëm për Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova, atin themeltar të Republikës sonë, njeriun që udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë. Ai mbetet simbol i paqes dhe i lirisë, ndaj lavdia e tij është e përhershme”, shkroi Osmani./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...