Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot dy çerdhe private në qytet, të cilat aktualisht ofrojnë shërbime për rreth 350 fëmijë.
Ai ka vlerësuar lartë punën e edukatoreve dhe të menaxhmentit për krijimin e një ambienti të sigurt dhe të dashur për fëmijët.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani premton rritje të përkrahjes për çerdhet dhe kopshtet, si dhe krijimin e hapësirave të reja publike për edukimin e hershëm.
“Sot vizituam dy çerdhe private në qytet me kapacitet rreth 350 fëmijësh. U vlerësua lartë puna profesionale e edukatoreve dhe menaxhmentit, që po krijojnë një ambient të sigurt e të dashur për më të vegjlit. Këto kushte moderne na rikujtojnë rëndësinë e investimit në edukimin parashkollor. Prandaj, angazhimi ynë do të jetë rritja e mbështetjes për çerdhet dhe kopshtet, krijimi i hapësirave të reja publike dhe sigurimi i kushteve më të mira për edukatoret dhe stafin”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...