Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se pret një qasje të re dhe balancuese nga lidershipi i ri i Bashkimit Evropian sa i përket procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, Osmani në një konferencë për media theksoi se fokusi kryesor i dialogut duhet të jetë njohja reciproke.
“Z. President siç diskutuam gjatë takimit tonë, edhe sa i përket zhvillimeve në rajon dialogu me Serbinë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, tani me emërimin e ri të emisarit për dialog shpresojmë të sjellë një frymë të re, një qasje të balancuar dhe trajtim të barabartë të të dyja palëve”, u shpreh Osmani
“Pra, nëpërmjet qasjes të re të lidershipit evropian në Kosovë jemi të bindur se fokusi kryesor i këtij procesi duhet të jetë njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sepse për ndryshe nuk do të kontribuonte në paqe dhe stabilitet afatgjatë e as në integrimin evropian të rajonit tonë”, tha Osmani.
Tutje, e para e shtetit kosovar komentoi edhe vizitën e presidentit serb, Aleksandat Vuçiq në Moskë me 9 maj, e që sipas saj, paraqet një veprim që sfidon stabilitetin e BE-së.
“Megjithatë duhet të përmend se vizita e fundit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Moskë në sfondin e një lufte që po e trondit Evropën, pra luftës Rusisë kundër Ukrainës. Natyrisht se edhe pritshmëritë tona nuk janë premtuese, vizita e tij në Moskë nuk mund të shihet në asnjë dritë tjetër përpos si një akt i qartë politik që sfidon edhe vet qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e Evropës. Dhe nëse një vend pretendues për të qenë anëtar sillet kështu dhe nuk ballafaqohet me asnjë masë lidershipi i atij vendit, atëherë pyetja lind natyrshëm: Çfarë mesazhi po i jepet rajonit tonë?”, u shpreh Osmani.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...