Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës, vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve, në varrezat në Velani.
Me përulësi dhe respekt të thellë, Osmani kujtoi kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike.
“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, theksoi Presidentja.
Osmani tha se kjo ditë na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm./Arbresh.info/





Sot varroset Latif Bytyqi, i cili humbi jetën në vendin e pu...
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës