Duda Balje nga partia boshnjake “Socijaldemokratska” ka qenë politikanja e radhës që është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ky takim u mbajt në vazhdën e takimeve me krerët e partive politike për ngërçin politik pas 41 dështimeve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Osmani sot priti kreun e Listës Guxo, Faton Peci, kryetarin e “Za Slobodu Pravdu i Opstanak” nga komuniteti serb, Nenad Rashiq dhe kryetarin e Kosova Demokratik Türk Partisi, Fikrim Damka
Ndërkaq, dje ishte takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndërkohë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka specifikuar që legjislatura e nëntë duhet të formohet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit. Megjithatë, që nga publikimi i këtij vendimi më 26 qershor, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e situatës.
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...