Osmani: Ushtrinë do ta përgatisim dhe rrisim sa më shumë

10:20 | 20 Maj 2022

Presidentja, Vjosa Osmani, thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës po ecë me hapa të sigurt drejtë transformimit.

“Nuk do të ndalemi që ushtrinë ta përgatisim sa më mirë dhe ta rrisim sa më shumë”, deklaroi presidentja Osmani.

Ajo shton se antarësimi në NATO është domosdoshmëri dhe i ndihmon stabilitetit në rajon.

“Ju nuk jeni ata që ishin dje, por jeni bërë ata që do të duhej të bëheshit nesër. Detyra juaj është me peshë të madhe dhe fisnike. Nuk ka nderë më të madh se sa t’i shërbesh atdheut. Nuk po e rrisim vetëm numrin me juve por edhe sigurinë për një të tashme dhe të ardhme më të mirë. Objektivi ynë është Bashkimi Evropian, NATO e organizatat ndërkombëtare”, deklaroi Osmani

Këto komente ajo i bëri në ceremoninë e betimit  të ushtarëve të rinj të FSK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale