Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellur sot për së afërmi zgjedhjet e brendshme në CDU, prej nga ku ka uruar pasuesen e kancelares Angela Merkel në këtë parti, Anegeret Kramp-Karrenbauer.
Osmani ka thënë se është krenare që një post i tillë i besohet përsëri një gruaje, dhe thotë se edhe pasardhësja e kancelares Merkel, do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.
“Urime kryetares së re të CDU-së, znj. Annegret Kramp-Karrenbauer dhe gjithë qytetarëve gjerman për zgjedhjet model të organizuara nga kjo parti. Krenare si politikane që posti me i rëndësishëm partiak i besohet prapë një gruaje e cila pa dyshim do të vazhdojë ngritjen e Gjermanisë dhe vazhdimin e politikave të fuqishme të Kancelares Merkel, përfshi mbështetjen e fuqishme për Kosovën”, ka shkruar Osmani në profilin e saj.
Karrenbauer ka mposhtur në raundin e dytë rivalin e saj Friedrich Merz, duke marrë kështu kreun e partisë që deri sot është drejtuar Angela Merkel.
Angela Merkel pas 18 vitesh është larguar nga kreu i partisë mes lotësh e duartrokitjesh të shumta.
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët