Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Estoninë në Ditën e Pavarësisë së tyre.
Përmes një postimi në X, Osmani falënderoi Estoninë për mbështetjen e saj të palëkundur, teksa shton se priten edhe shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, shkruan Arbresh.info.
“Urime të përzemërta presidentit Alar Karis, kryeministrit Kristen Michal, dhe popullit të Estonisë në Ditën tuaj të Pavarësisë!”, ka shkruar ajo.
“Përkushtimi i palëkundur i Estonisë ndaj lirisë dhe demokracisë vazhdon të frymëzojë. Kosova qëndron me krenari pranë jush, e lidhur me vlerat e përbashkëta dhe një partneritet të fortë. Ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen tuaj të patundur dhe presim shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi.”, shtoi ajo./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?