Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, uroi sot Presidentin e Çekisë, Peter Pavel, si dhe miqtë dhe aleatët çekë për Ditën Kombëtare.
Në postimin e saj në platformën X, presidentja Osmani deklaroi se Kosova e vlerëson miqësinë mes dy vendeve dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar partneritetin.
“Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë tonë dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar partneritetin tonë në vitet që vijnë. Sot, ne bashkohemi me ju për të nderuar historinë tuaj të pasur dhe përkushtimin e fortë ndaj lirisë dhe demokracisë.”
Ky mesazh nënvizon angazhimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve të saj me Çekinë dhe për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...