Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 21 vjetorin e çlirimit të Prishtinës nga forcat serbë dhe hyrjen e trupave të NATO-s.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se çlirimi i Prishtinës erdhi 78 ditë pas bombardimeve ndaj caqeve serbe.
“Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, sot shënon 21 vjetorin e çlirimit. Kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen”, ka shkruar ajo.
Liria sikurse edhe historia sipas saj, kërkon sakrifica.
“Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë. Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, sot janë bërë 21 vjet nga koha kur forcat serbe u detyruar të tërhiqen nga kryeqyteti, pas ndërhyrjes së trupave të NATO-s. arbresh.info
Të burgosurit me siguri të lartë trajnohen për menaxhim zemë...
Dhjetëra cisterna nafte të bllokuara në Gjirin Persik
CNN: Dubai shndërrohet në një qytet fantazmë ndërsa sulmet i...
Ballkani i kthehet fitoreve, mund Drenicën
Raportohet shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm i Policisë ...
Rruga e Khameneit do të vazhdojë, thotë ministri i Jashtëm i...