Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione.
Në këtë takim, sipas njoftimit, presidentja Osmani do të realizojë takime edhe me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse, raporton Arbresh.info.
“Presidentja Osmani do të pritet nga nikoqiri i takimit, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, si dhe nga Presidentët e dy shteteve bashkëthemeluese të Procesit Bërdo Brione, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic dhe Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar. Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, Presidentja Osmani do të mbajë fjalim, gjersa do të realizojë takime edhe me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Takimi vjetor i liderëve do të fokusohet në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në BE.
Në sesionin kryesor të liderëve, Presidentja Osmani do të flasë për përkushtimin e Kosovës për integrim të plotë në institucionet euroatlantike, për paqe dhe siguri të qëndrueshme, si dhe për bashkëpunim rajonal./Arbresh.info/
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...
Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...