Takimi i së enjtes në Bruksel mes presidentit kosovar, Hashim Thaçi, atij serb Aleksandar Vuciq me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit doli pa rezultat. Të paktën kështu u tha nga dy krerët e shteteve, Thaçit e Vuciqit.
Por, në Kosovë ndryshe po e sheh këtë takim, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani.
Për të, Thaci e Vuciqi edhe njëherë, nuk po tregojnë transparencë.
“Presidenti mbrëmë nuk tha asgjë, ata me siguri kanë folur për cështje substanciale por po e mbajnë të fshehtë, duhet ta dijë Thaci dhe Brukseli që cfarëdo marrëveshje nuk do të gjej zbatim në Kosovë”
Për Osmanin, procesi i dialogut po ndikon direkt në diplomacinë kosovare dhe më saktësisht procesin e njohjeve.
“ Procesi i dialogut e ka dëmtuar procesin e njohjeve, sepse shtetet po mendojnë që Kosova e Serbia po bisedojnë për statusin e Kosovës dhe për njohje duhet pritur deri në përfundim të dialogut”.
Në një kohë kur po diskutohet fushata e Serbisë që shtetet që tashmë kanë njohur shtetin e Kosovës t’i tërheqin ato, Osmani thotë se presidenti i Kosovës po i kontribuon kësaj fushate.
“Po punohet kundër sepse presidenti po hap diskutimin mbi statusin e Kosovës dhe automatikisht vendet e botës rishqyrtojnë qëndrimin karshi…”.
Ndërkohë, gjatë ditës kryeministri i vendit është pyetur në lidhje tërheqjen e njohjeve, por ai nuk ka dashur të deklarohet për këtë temë.
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët