Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport me të cilin foli për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Osmani falenderoi partnerët për solidaritetin dhe përkrahjen ndaj Kosovës pas sulmit terrorist të organizuar dhe mbështetur nga Serbia dhe nga i cili humbi jetën, heroi i Kosovës, rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë, përcjell Arbresh.info..
Presidentja ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë për punën e shkëlqyeshme dhe koordinimin, si dhe ka potencuar që është me rëndësi që ky koordinim të vazhdojë në mënyrë që të parandalohen sulme të reja.
Osmani theksoi se Kosova vazhdon të mbetet e përkushtuar për paqe e stabilitet, integrim dhe gjithëpërfshirje të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.
Por, siç potencoi Presidentja, është shumë me rëndësi që Serbia të mbahet përgjegjëse për këtë sulm dhe të ndërmerren masa ndaj saj, në mënyrë që mos të lejohen sulme të tilla në të ardhmen. /Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...