Osmani takon shefin e diplomacisë kroate, flasin për liberalizimin e vizave

11:22 | 6 Maj 2021

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Pas takimit përmes një postimi në facebook, Osmani ka bërë të ditur se kanë diskutuar për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian e për liberalizimin e vizave.

Osmani po ashtu ka falënderuar Kroacinë për dhënien e 10 mijë vaksinave anti-covid, raporton arbresh.info

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë të mirëpres sot Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman. Pas kërkesës që i kam bërë shtetit kroat me 15 prill 2021 për një donacion simbolik të vakcinave, kam marrë përgjigje pozitive menjëherë të nesërmen dhe sot Ministri i jashtëm na solli lajmin e mirë për donacion prej 10 mije vaksinash për qytetarët tanë. Ky veprim rikonfirmon partneritetin e shkëlqyeshëm mes dy popujve tanë dhe faktin se Kroacia na ka qëndruar pranë gjithnjë e në çdo sfidë.
Me ministrin poashtu diskutuam për nevojën që partneriteti ynë të kalojë në nivel strategjik. E potencova që Kosovës duhet t’i jepet liberalizimi i vizave menjëherë, sepse Kosova i ka plotësuar kriteret ndërkaq BE duhet ta mbajë premtimin e jo ta konsiderojë liberalizim si peng të procesve të tjera. Diskutuam poashtu për avansimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, tregtisë, kulturës dhe shumë fusha të tjera. E më e rëndësishmja, diskutuam se si Kosova e Kroacia duhet t’i bashkojnë forcat për të kërkuar përgjegjësi të qartë dhe çdo informatë nga Serbia lidhur me personat e pagjetur e të zhdukur dhunshëm nga regjimi serb gjatë luftrave të fundit të viteve të 90-ta.
Rajoni ynë do të jetë më i sigurtë, ndërkaq e ardhmja jonë më prosperuese nga bashkëpunimi mes Kosovës e Kroacisë. E falenderoj Kroacinë për mbështetjen e pakursyer në çdo drejtim. 🇽🇰 🇭🇷

May be an image of 1 person dhe standing

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe E brendshme

 

May be an image of një ose më shumë njerëz, people sitting, people standing dhe E brendshme

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe people standing

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara